Punëtorëve të pastrimit në Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec iu ndërpre puna të enjten, pasi kamionëve të “Ekoregjionit” iu ndalua hyrja në deponinë e Landovicës për shkak të obligimeve financiare të papaguara.
Pas disa orësh pritjeje, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, dhe “Ekoregjioni” arritën marrëveshje për tejkalimin e situatës, raporton Klan Kosova.
Palët u dakorduan edhe për çështjen e deponimit të mbeturinave pas mesnatës, pasi numri i kamionëve në këto orare kishte qenë i ulët.
Ndiqeni kronikën e plotë:
Burimi: klankosova.tv ↗

