KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

6 apo 7 yje në Flamurin e Kosovës? Cila Ministri ia “huqi” stemës zyrtare?

6 apo 7 yje në Flamurin e Kosovës? Cila Ministri ia “huqi” stemës zyrtare?

Është me 6 yje të bardhë, sfond të kaltër e hartë me ngjyrë të artë.

Këto e identifikojnë Flamurin Kombëtar të Republikës së Kosovës.

Yjet simbolizojnë 6 komunitetet kryesore në Kosovë: shqiptarët, turqit, boshnjakët, goranët, komunitetin rom, ashkalinjë e egjiptian dhe serbët. Derisa harta e simbolizon territorin e vendit, raporton Kiks Kosova.

Që nga dita e shtatëmbëdhjetë e shkurtit të 2008-ës, ky flamur e prezanton zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Kësisoj, secili qytetar duhet të përdor stemën dhe flamurin që përkon me atë zyrtarin.

Mirëpo, Kiks Kosova ka vërejtur diçka tjetër.

Raste kur stemë të gabuar përdor një ministri, institucion publik.

Fjala është pikërisht për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Jo 1, as 2, por në 6 njoftime publike të kësaj ministrie, e cila udhëhiqet nga Dimal Basha, përdoret një stemë ndryshe nga ajo zyrtarja.

Në vend të 6 yjeve, janë 7, e edhe forma e hartës duket e ndryshuar.

Por ligji nr.03/L-038 e sqaron saktë se simbolet shtetërore mbrohen dhe janë të përcaktuara.

Madje, i njëjti ligj parasheh edhe sanksione për këdo që përdor simbole të ndryshuara.

Por, si ka mundësi që Ministria e Infrastrukturës gabon në diçka si simboli shtetëror që rregullohet me ligj dhe është i përcaktuar qartë?

Kiks Kosova ka ngritur dyshime se këto njoftime mund të jenë krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

E pikërisht për të konfirmuar apo mohuar dyshimet, redaksia ka dërguar disa pyetje në këtë ministri.

Por, deri në transmetimin e kësaj kronike, nuk morëm përgjigje.

Avokati Ardian Bajraktari, në një prononcim për Kiks Kosovën, shpjegoi se ligji hyn në kategorinë e legjislacionit me interes vital.

Sipas ligjit, për personat që deformojnë simbolet shtetërore ka ndëshkime me gjobë. Por që ndëshkimi i personave përgjegjës bëhet nga gjykata.

Secili institucion publik ka për obligim të jetë transparent me publikun.

Andaj, komunikimi me publikun është kanali kryesor përmes së cilit institucioni shpalos punën e tij para qytetarëve dhe pranon edhe reagimet nga ta.

Kësisoj, mënyra se si institucioni paraqitet në publik, varet totalisht nga mënyra se si zyrtarët e menaxhojnë këtë zyre.

Sipas profesorit universitar, Arben Fetoshi, komunikimi institucional ka mungesë të theksuar të profesionalizmit.

Ndërkaq, sipas Etrit Rexhepit nga Hibrid.info, Inteligjenca Artificiale nuk duhet assesi të zëvendësojë përgjegjësinë njerëzore.

Ai thotë se ajo mund të shërbejë vetëm si mjet ndihmës.

Ndiqni kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova për këtë çështje:

Ndiqeni emisionin e plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.