Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit të Sportit, Blerim Gashani, duke pretenduar se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk po merr përgjigje nga pala kosovare.
Rama i ka kërkuar ministrit që ta përkthejë letrën, duke paralajmëruar se, sipas tij, ICMG-ja ka shprehur shqetësim për mungesën e përgjigjeve dhe synon të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar hapat e mëtejmë, raporton lajmi.net
“Ministër, përktheje letrën! S’po e them unë, po e thonë ICMG që s’po ju përgjigjeni, prandaj kanë me thirrë mbledhje të jashtëzakonshme me kqyrë çka me bo me neve! Kjo është zyrtare!”, ka shkruar Rama.
Postimi i tij i plotë:
MINISTËR, PËRKTHEJE LETRËN!
S’po e them unë, po e thonë ICMG që s’po ju përgjigjeni, prandaj kanë me thirrë mbledhje të jashtëzakonshme me kqyrë çka me bo me neve!
Kjo është zyrtare!
Jozyrtarisht, e din ti e unë çka na kanë thënë! E din që janë skandalizu kur shefi yt, Kurti, ka lyp me ndryshu emrin nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, kur ka lyp me u bo vet kryetar etj, etj!/Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

