Protesta vijon në Tiranë, ndërsa një grup protestuesish janë pozicionuar në rrugën e Elbasanit.
Gjatë marshimit në këtë rrugë, disa prej tyre kanë thyer dyert dhe xhamat e një banke private dhe janë futur brenda saj, duke nxjerrë jashtë shkresa dhe dokumente.
Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën e madhe.
Protestuesit janë ndalur te një bankë e nivelit të dytë, përballë Ambasadës Amerikane, dhe e kanë shkatërruar atë.
Më tej ata kaluan ambasadën amerikanë duke vijuar marshimin në drejtim të qyteti studenti por janë kthyer mbrapsht pasi policia ka ndërhyrë duke hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës./Euronews Albania
Burimi: telegrafi.com ↗

