Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind e votave.
Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë kandidatët nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që aktualisht sigurojnë mandatin e deputetit.
Megjithatë, duhet theksuar se rreth 5 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe numrin e mandateve për këtë subjekt politik.
Kandidatët e PDK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti:
Bedri Hamza – 148,390 vota
Arian Tahiri – 65,317 vota
Përparim Gruda – 59,841 vota
Uran Ismaili – 49,998 vota
Sala Jashari – 43,699 vota
Vlora Çitaku – 40,208 vota
Enver Hoxhaj – 35,818 vota
Arben Mustafa – 34,998 vota
Nait Hasani – 28,875 vota
Rrahman Rama – 26,436 vota
Kujtim Gashi – 25,564 vota
Eman Rrahmani – 24,943 vota
Ganimete Musliu – 24,502 vota
Elmi Reçica – 23,921 vota
Artan Behrami – 22,601 vota
Xhavit Haliti – 21,599 vota
Mergim Lushtaku – 21,078 vota
Besa Kabashi Ramaj – 20,820 vota
Ferat Shala – 20,210 vota
Bekim Haxhiu – 19,198 vota
Blerta Deliu Kodra – 18,353 vota
Ariana Musliu Shoshi – 18,064 vota
Arbnore Salihu – 16,849 vota
Hajdar Beqa me 18,789 vota mund t’ia rrezikojë mandatin Bekim Haxhiut për shkak te kuotës gjinore.
Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përmbylljes së plotë të procesit të numërimit, përfshirë edhe votat me postë, të cilat mund të sjellin ndryshime të lehta në renditjen aktuale./Telegrafi/