KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

ATK i mbledh mbi 900 milionë euro për nëntë muaj

ATK i mbledh mbi 900 milionë euro për nëntë muaj

Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore nga janari deri në shtator të vitit 2026, rreth 114.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ATK-së, kjo paraqet rritje prej 14.5 për qind të të hyrave tatimore, ndërsa njëkohësisht numri i ndëshkimeve ka rënë për 22 për qind.

ATK-ja vlerëson se këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt rritjes së përmbushjes së obligimeve tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të detyrimeve nga tatimpaguesit.

“Këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt përmbushjes më të madhe tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të obligimeve tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së transmeton Klankosova.tv.

Sipas këtij institucioni, rezultatet janë arritur përmes monitorimit të vazhdueshëm të bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor, si dhe përmes informimit dhe edukimit të tatimpaguesve për përmbushjen e drejtë të obligimeve të tyre.

ATK-ja thekson se një rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe parandalimit të shkeljeve, me synimin që të rritet përmbushja vullnetare dhe të zvogëlohet nevoja për masa ndëshkuese.

Një tjetër faktor që, sipas ATK-së, ka ndikuar në përmirësimin e shërbimeve është digjitalizimi i shërbimeve tatimore, i cili synon të lehtësojë qasjen e tatimpaguesve, të shkurtojë procedurat dhe të rrisë efikasitetin e administrimit tatimor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.