KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Sëmundje shumë ngjitëse të lëkurës po përhapen tek fëmijët në  Kantonin e Vaudit

Sëmundje shumë ngjitëse të lëkurës po përhapen tek fëmijët në  Kantonin e Vaudit

Në kantonin Vaud të Zvicrës është shënuar rritje e rasteve të impetigos, një infeksion bakterial ngjitës i lëkurës që prek kryesisht fëmijët.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, këtë vjeshtë janë vërejtur më shumë raste, përfshirë një formë që shkakton flluska në lëkurë. Infeksioni mund të përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose sendeve të kontaminuara, shkruan 20Minuten.

Autoritetet shëndetësore të kantonit kanë konfirmuar shtimin e rasteve, por theksojnë se situata nuk paraqet arsye për alarm. Sipas mjekëve, fëmijët e prekur po shërohen mirë.

Prindërve u rekomandohet të konsultohen me pediatrin nëse te fëmijët shfaqen njolla të kuqe, flluska apo ndryshime të dyshimta në lëkurë. Infeksioni trajtohet me sukses, ndërsa përjashtimi i përgjithshëm i fëmijëve nga shkolla nuk konsiderohet i nevojshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.