Vladimir Klitschko ka marrë miratimin e një gjykate në Los Angeles për të administruar përkohësisht trashëgiminë e vajzës së tij 11-vjeçare, Kaya, të cilën e ka me aktoren e ndjerë Hayden Panettiere.
Ish-boksieri kërkoi ndërhyrjen e gjykatës nga frika se një pjesë e pasurisë së aktores mund të humbiste ose të përfundonte në duar të gabuara.
Sipas raportimit, pasuria e Hayden Panettiere vlerësohet në rreth gjashtë milionë dollarë.
Hayden dhe ish-partneri
Aktorja nuk kishte lënë testament, ndërsa Kaya është trashëgimtarja e vetme e saj.
Klitschko kishte shprehur shqetësimin se disa sende personale të aktores mund të ishin marrë nga persona jashtë familjes dhe se bizhuteritë e saj mund të ishin tentuar të shiteshin në një dyqan pengjesh.
Me vendimin e gjykatës, Klitschko mund të ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur trashëgiminë e vajzës, përfshirë procedurat e trashëgimisë, detyrimet tatimore dhe bashkëpunimin me autoritetet për gjetjen e sendeve që mund të jenë marrë.
Hayden Panettiere ndërroi jetë më 16 gusht, në moshën 36-vjeçare.
Sipas raportit të mjekut ligjor, vdekja e saj u shkaktua nga një mbidozë aksidentale e një kombinimi substancash, përfshirë fentanilin.
Hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.
Klitschko dhe Panettiere kishin qenë në një lidhje me ndërprerje nga viti 2009 deri në vitin 2018 dhe kishin qenë të fejuar. V
ajza e tyre, Kaya, lindi në dhjetor të vitit 2014 dhe pas ndarjes së çiftit mbeti nën kujdesin e babait të saj.
Procedura gjyqësore për administrimin e trashëgimisë ende nuk ka përfunduar, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 7 dhjetor. /Telegrafi/

