KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova dhe Sllovenia synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e eksporteve

Kosova dhe Sllovenia synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e eksporteve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar takimin e tretë me bizneset sllovene që operojnë në Kosovë, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e eksporteve dhe krijimin e mundësive të reja për investime.

Në takim, ku morën pjesë edhe ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, dhe drejtori ekzekutiv i Këshillit Evropian të Investitorëve në Kosovë, Emrush Ujkani, u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

Po ashtu, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të pranisë së produkteve kosovare në tregun slloven dhe për krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim ekonomik.

Kusari-Lila ka theksuar se përmes nismës “Made in Kosova” synohet që produktet vendore të depërtojnë në tregje të reja dhe të njihen për cilësinë e tyre.

Ajo ka veçuar edhe zhvillimin e eko-parqeve industriale si një mundësi për të nxitur prodhimin, inovacionin dhe investimet në vend.

Sipas ministres, forcimi i kapaciteteve prodhuese dhe rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare janë thelbësore për zgjerimin e pranisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.