KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rëndohet bilanci i përmbytjeve në Stamboll, tre të vdekur dhe katër të zhdukur

Rëndohet bilanci i përmbytjeve në Stamboll, tre të vdekur dhe katër të zhdukur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë goditur Stambollin, ndërsa reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, biznese dhe infrastrukturë.

Sipas agjencisë Associated Press (AP), Guvernatori i Stambollit ka konfirmuar të enjten se numri i viktimave është rritur në tre, ndërsa katër persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Në mesin e viktimave është një 14-vjeçar, i cili ka humbur jetën nga goditja e rrymës elektrike në një park në lagjen Fatih, si dhe një 34-vjeçar që ka rrëshqitur në trotuar në zonën Sarıyer dhe ka pësuar lëndime fatale në kokë. Trupi i viktimës së tretë është gjetur pranë një parku në Kağıthane.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçi, ka bërë të ditur se 2.727 qytetarë të bllokuar nga përmbytjet janë evakuuar nga ekipet e emergjencave.

Sipas tij, në Stamboll janë angazhuar 46.597 pjesëtarë të ekipeve emergjente dhe mbështetëse, 2.288 automjete dhe 14 barka, ndërsa operacionet për përballimin e pasojave të përmbytjeve po vazhdojnë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.