KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e kreut të tabelës

Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e kreut të tabelës

Malisheva dhe Prishtina kanë ndarë pikët, duke barazuar 1-1 në përballjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” nisi me epërsi të vendasve, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 29-të.

Xhemal Ibishi realizoi për 1-0 pas një aksioni të mirë individual në zonën e Prishtinës, duke i dhënë epërsinë Malishevës.

Prishtina u përpoq të reagonte në vazhdim të ndeshjes, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 76-të, kur Assane Diatta ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Penalltinë e fitoi Blendi Baftiu në minutën e 75-të. Fillimisht, gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu akordoi goditje dënimi, por pas ndërhyrjes dhe rishikimit të situatës nga dhoma e VAR-it, vendimi u ndryshua dhe Prishtinës iu dha penallti.

Deri në fund të takimit, rezultati nuk ndryshoi dhe të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Malisheva dhe Prishtina kanë nga 20 pikë në tabelën e Superligës. Malisheva ruan pozitën e parë, ndërsa Prishtina renditet e dyta, me një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.