KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

ATK-ja mbledh gati një miliard euro tatime për nëntë muaj

ATK-ja mbledh gati një miliard euro tatime për nëntë muaj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore nga janari deri në shtator të vitit 2026.

Sipas ATK-së, kjo paraqet rritje prej 14,4 për qind të të hyrave tatimore, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2025, transmeton Zeri.info.

Përveç rritjes së të hyrave, ATK-ja ka bërë të ditur se numri i ndëshkimeve ka rënë për 22 për qind.

Sipas këtij institucioni, këta tregues pasqyrojnë rritjen e përmbushjes së obligimeve tatimore, parandalimin e parregullsive dhe administrimin më efikas të tyre.

ATK-ja ka theksuar se rezultatet janë mbështetur nga monitorimi i vazhdueshëm i bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor, si dhe nga informimi dhe edukimi i tatimpaguesve për përmbushjen e drejtë të obligimeve.

Në mesin e masave të ndërmarra, ATK-ja ka përmendur edhe parandalimin e shkeljeve, me synim rritjen e përmbushjes vullnetare dhe zvogëlimin e nevojës për masa ndëshkuese, si dhe digjitalizimin e shërbimeve për të lehtësuar qasjen dhe përmirësuar procedurat për tatimpaguesit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.