KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Retkoceri i reagon Pacollit për deponinë në Mirash: Kufizimi i orarit nuk lidhet me pagesat

Retkoceri i reagon Pacollit për deponinë në Mirash: Kufizimi i orarit nuk lidhet me pagesat

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli, lidhur me situatën në deponinë e Mirashit, duke i cilësuar ato si të pasakta.

Në një prononcim për Radio Dukagjinin, Retkoceri ka theksuar se kufizimi i orarit për deponimin e mbeturinave nuk lidhet me çështjen e pagesave, por me organizimin e orarit nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

Reagimi i tij vjen pasi ministrja Pacolli kishte deklaruar se Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka borxhe të mëdha ndaj KMDK-së dhe se përgjegjësia për situatën në kryeqytet bie mbi Komunën e Prishtinës dhe udhëheqësit e kompanisë.

Retkoceri ka thënë se kufizimi i orarit ka ndikuar drejtpërdrejt në grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë.

“Ky orar ka ndikuar në grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet. Pra, çështja e arsyes së re që është paraqitur, ose ministrja nuk është e informuar, ose është tendencë për të vendosur edhe një bllokadë tjetër, për ta mbajtur kryeqytetin të papastër”, ka deklaruar Retkoceri.

Ai ka bërë thirrje që çështja të mos shndërrohet në përplasje politike, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të pësojnë nga mosmarrëveshjet ndërmjet nivelit qendror dhe atij komunal.

“Duhet të ofrohen shërbime siç i përcakton ligji edhe mos të cenohet grumbullimi i mbeturinave për qytetarët e Prishtinës”, ka theksuar ai. /RadioDukagjini/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.