Katy Perry mori pjesë në mbrëmjen e katërt vjetore të Rare Impact Fund, organizuar nga Selena Gomez në Los Angeles, me një fustan të zi të shkurtër me detaje fjongosh në ngjyrë krem.
Këngëtarja 41-vjeçare e kombinoi veshjen me vathë të vegjël me diamant, ndërsa i mbajti flokët e zinj të lëshuar me ndarje në mes.
Ajo ishte e pranishme për të mbështetur Selena Gomez në aktivitetin që mbledh fonde për ndërgjegjësimin dhe shërbimet e shëndetit mendor, shkruan DailyMail.
Fondi Rare Impact synon të mbledhë 100 milionë dollarë (afërsisht 89,2 milionë euro) gjatë një dekade, ndërsa deri më tani ka siguruar 30 milionë dollarë.
Përmes këtij projekti, Selena kërkon të zgjerojë aksesin në shërbimet e shëndetit mendor dhe të luftojë paragjykimet që lidhen me to.
Edhe Selena u shfaq me disa veshje gjatë mbrëmjes. Fillimisht, ajo zgjodhi një fustan të kuq të zbukuruar me gurë, ndërsa më vonë u shfaq me një model në ngjyrë shampanje, të kombinuar me taka të kuqe dhe bizhuteri diamanti. /Telegrafi/

