KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, një mësuese të vdekur dhe 32 fëmijë të vdekur

Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, një mësuese të vdekur dhe 32 fëmijë të vdekur

Të paktën 32 nxënës dhe një mësuese kanë humbur jetën të enjten, pasi çatia e një shkolle u shemb gjatë orëve të mësimit në qytetin Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit, bëjnë të ditur policia dhe ekipet e shpëtimit.

Ngjarja ndodhi në qendrën arsimore private “Al-Khair”, ku ekipet e shpëtimit punuan për disa orë për të nxjerrë fëmijët nga rrënojat, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sipas Arif Khattak, drejtor rajonal i Departamentit të Shpëtimit, të paktën 45 persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe të rënda. Shumica e nxënësve që humbën jetën ishin nën moshën 13-vjeçare.

Zëdhënësi i spitalit “Lady Reading”, Mohammad Asim, konfirmoi se viktimat përfshijnë 12 vajza dhe një mësuese.

Ai bëri të ditur se tre fëmijë ndodheshin në gjendje kritike, me lëndime në kokë. Shumica e 20 të lënduarve që u dërguan në këtë spital morën trajtimin e nevojshëm dhe u larguan për në shtëpi.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi rreth orës 08:48 sipas kohës lokale, ndërsa operacioni i shpëtimit zgjati nga katër deri në pesë orë.

Shefi i policisë së Peshawarit, Mian Saeed, deklaroi se ndërtesa kishte një strukturë të dobët dhe se pesha e tepërt mbi çati mund të ketë shkaktuar shembjen.

“Ndërtesa kishte një strukturë të dobët”, tha Saeed, duke shtuar se çatia ishte e mbingarkuar nga ndërtimet mbi një strukturë të paqëndrueshme.

Sipas një zyrtari të shpëtimit, çatia e një kati të sipërm u shemb mbi klasat e katit më poshtë, duke rrëzuar dy kate të ndërtesës.

Pas tragjedisë, pronari i shkollës është arrestuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësitë për shembjen e ndërtesës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.