KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-zëdhënësi i AAK-së u largua nga RTK-ja, Kadrijaj kritikon Kurtin në Kuvend

Ish-zëdhënësi i AAK-së u largua nga RTK-ja, Kadrijaj kritikon Kurtin në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka ngritur sot në seancën e Kuvendit çështjen e largimit nga puna të gazetarit Ernest Luma në televizionin publik RTK.

Kadrijaj e ka cilësuar të turpshëm këtë veprim, ndërsa gjatë seancës i ka dhuruar kryeministrit Albin Kurti një fotografi të përbashkët të tij me Lumën, me të cilin kishin qenë pjesë e lëvizjes studentore.

“Ernest Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet të lëvizjes studentore me e largu nga puna? Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto, kryeministër, se e ke pasur shok, e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politikë me largu gazetarë që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, ka thënë Kadrijaj në Kuvend.

Luma ishte punësuar në RTK në mars të vitit 2016, pasi kishte lënë pozitën e zëdhënësit të AAK-së për t’iu bashkuar televizionit publik. Më herët, ai kishte mbajtur edhe pozita të tjera në partinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj, shkruan Zeri.info.

“Ma n’fund, n’Publik. Sapo u dakorduam. Moment nga marrëveshja historike, me mikun tim të vjetër, Mentor Shalen”, kishte shkruar Luma në Facebook para dhjetë vjetësh.

Dhjetë vjet më vonë, Luma ka reaguar sërish për RTK-në. Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se është larguar padrejtësisht nga puna.

“RTK më largoi nga puna si në kohën e Millosheviqit!”, shkroi ai ditë më parë, duke bërë të ditur se ka paraqitur padi ndaj RTK-së dhe u është drejtuar edhe instancave të tjera kompetente lidhur me vendimin e 28 gushtit, të cilin e konsideron të padrejtë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.