KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fitore Pacolli – Përparim Ramës: Ke dështuar, paguaje borxhin dhe pastroje Prishtinën

Fitore Pacolli – Përparim Ramës: Ke dështuar, paguaje borxhin dhe pastroje Prishtinën

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe udhëheqjen e Kompanisë “Pastrimi”, lidhur me situatën e krijuar me grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

Në një deklarim për Radio Dukagjinin, Pacolli ka thënë se përgjegjësia për këtë situatë u takon Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi”, duke kundërshtuar, sipas saj, përpjekjet për t’ia bartur fajin Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

“Askush nuk mund të mbartë fajin e dështimit të Komunës, përveç kryetarit të Komunës dhe udhëheqësit të Kompanisë ‘Pastrimi’. Ata duhet të ulen të bisedojnë me KMDK-në, të paguajnë borxhin që kanë dhe të pastrojnë Prishtinën”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se, sipas saj, KMDK-ja ka qenë bashkëpunuese dhe e ka lejuar Komunën e Prishtinës ta shfrytëzojë deponinë sa herë që ka pasur nevojë, ndërsa ka rikujtuar se kompania “Pastrimi” ka obligime të papaguara ndaj KMDK-së.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se do të paraqesë kallëzim penal për atë që e ka cilësuar si mbyllje të qëllimshme të deponisë së Mirashit.

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Prishtinës ka kërkuar gjithashtu që deponia të hapet, duke paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve të tjera në rast të moslejimit të qasjes. /RadioDukagjini/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.