Gazetarja Anxhela Celibashi, përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Kosova Today”, ka bërë të ditur se mëngjesi i sotëm nuk ka nisur i qetë në disa zona të Shqipërisë.
Ajo bëri të ditur se disa gjimnaze të Shqipërisë është marrë nisma e nxënësve për të bojkotuar mësimin dhe për t’iu bashkuar studentëve në protestë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj, situata në qendër të Tiranës ka dalë jashtë kontrollit.
Gazetarja pos të tjerash foli për kërkesat e studentëve.
“Mund të themi se është një vazhdim i revoltës së flamengove”, tha ajo.
Burimi: klankosova.tv ↗

