KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria themelon grupin punues për strategjinë lidhur me proceset e Apelit në Hagë, kjo është përbërja

Qeveria themelon grupin punues për strategjinë lidhur me proceset e Apelit në Hagë, kjo është përbërja

Qeveria e Kosovës ka vendosur të formojë një grup punues që do të merret me hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e së mërkurës, grupi do të ketë për detyrë edhe koordinimin e veprimeve institucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës, raporton lajmi.net

Në kuadër të mandatit të tij, grupi do të shqyrtojë çështje me rëndësi strategjike dhe do të përgatisë propozime e rekomandime, duke respektuar Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse ndërkombëtare.

Po ashtu, gjatë punës së tij, grupi do të marrë parasysh edhe Deklaratën e Kuvendit të Kosovës të 28 shtatorit 2026, me synimin që të harmonizohen qëndrimet dhe veprimet e institucioneve, në përputhje me kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Grupi do të drejtohet nga Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme. Në përbërje të tij do të jenë edhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Zyra e Presidentes dhe Kryesia e Kuvendit.

Pjesë e grupit do të jenë gjithashtu përfaqësues nga grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe nga grupet parlamentare të komuniteteve joshumicë./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.