KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha apel studentëve dhe nxënësve për bojkot: Braktisni mësimin, shpëtoni të ardhmen tuaj

Berisha apel studentëve dhe nxënësve për bojkot: Braktisni mësimin, shpëtoni të ardhmen tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka bërë thirrje studentëve dhe nxënësve të bojkotojnë mësimin.

Në një konferencë për shtyp, kryedemokrati i kërkoi studentëve dhe nxënësve t’i bashkohen protestën për të ‘shpëtuar të ardhmen e tyre’.

“Hodhi në flakë, në zjarr ëndrrat e mbi 47% të shqiptarëve që u detyruan të merrnin rrugët nga varfëria e këtij vendi. Hodhi në zjarr, dogji në zjarr shpresat e një kombi. Theu kocka e çau kafka.

Duke përshëndetur me përzemërsi këtë revoltë çlirimtare për shqiptarët, dënuar me forcën më të madhe dhunën, terrorin, egërsinë shtazarake të narkobanditëve të urdhëruar nga Edi Rama, u bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve në mbarë Shqipërinë të bojkotojnë mësimet, shkollën, për të shpëtuar ëndrrën e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e tyre dhe të familjeve, shoqërisë dhe vendit nga ky zjarrvënës që nuk e kanë parë kohërat. U bëj thirrje pedagogëve të bashkohen me nxënësit dhe studentët e tyre, se mësimi i parë, neni i parë i misionit të tyre është që ata, në çdo rrethanë, duhet të jenë me nxënësit dhe studentët e tyre.

Asnjë tentativë, siç po ndodh në disa raste, për të kërcënuar studentët dhe nxënësit nuk do të mbetet pa ndëshkuar. Mësuesit dhe pedagogët janë idhulli për nxënësit dhe studentët. U bëj thirrje biznesmenëve të bashkohen me studentët, mos bini viktimë e narkopropagandës”, tha Berisha. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.