KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASK: Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë u rrit për 17.95% në gusht 2026

ASK: Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë u rrit për 17.95% në gusht 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin gusht 2026 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas njoftimit nga ASK bëhet e ditur se është rritur prodhimi bruto nga Hidrocentralet në gusht 2026, krahasuar me gusht 2025.

“Në muajin gusht 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 7,47 GWh, ku krahasuar me gusht 2025, u rrit për 33,24 %. Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544,61 GWh ose 8,46 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 453,38 GWh ose 17,95 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit thuhet se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7,42 %.

“Importi i energjisë elektrike në gusht të vitit 2026 ishte 400,82 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 311,21 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit). Prodhimi i thëngjillit për muajin gusht 2026 ishte 477,562 mijë ton, që paraqet një rënie prej (-3,65 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.