KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të flesh i përqafuar me partnerin, zakoni romantik që mund të prishë gjumin

Të flesh i përqafuar me partnerin, zakoni romantik që mund të prishë gjumin

Të flesh i përqafuar me partnerin shihet si shenjë afërsie dhe dashurie, por sipas një eksperti të gjumit, ky zakon mund të ndikojë negativisht në cilësinë e pushimit gjatë natës.

Juan Nattex shpjegon se lëvizjet e pavetëdijshme të njërit partner mund të shqetësojnë tjetrin dhe të ndërpresin gjumin e thellë, edhe kur këto zgjime nuk mbahen mend në mëngjes.

Përqafimi i vazhdueshëm mund të kufizojë gjithashtu lëvizjet natyrale të trupit, duke shkaktuar ngurtësi muskulore dhe dhimbje në qafë ose shpinë.

Kontakti i zgjatur fizik mund të rrisë edhe temperaturën e trupit, duke e bërë gjumin më pak të rehatshëm.

Eksperti sugjeron që çiftet të ruajnë afërsinë para gjumit, por të zgjedhin pozicione më të rehatshme gjatë natës.

Dyshekët e mëdhenj që izolojnë lëvizjet mund të ndihmojnë që partnerët të flenë më qetë, pa shqetësuar njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.