KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

NATO rikonfirmon angazhimin e saj ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal

NATO rikonfirmon angazhimin e saj ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal

Aleanca Veriatlantike (NATO) ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur e qëndrueshme në përgjithësi dhe ka vazhduar të përmirësohet.

Në njoftimin për ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it, NATO-ja theksoi se procesi i optimizimit të trupave të KFOR-it është në vazhdin dhe se përfshin një rregullim gradual dhe të kalibruar të pozicionimit dhe fuqisë së KFOR-it gjatë vitit në vijim.

"Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n. Angazhimi i Aleancës për stabilitetin rajonal është i palëkundur, dhe KFOR-i vazhdon të kontribuojë në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes", thuhet në komunikatë.

Gjeneralimajor Roberto Vergori, nga Italia, mori drejtimin e misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, në një ceremoni ndërrimi komande të mbajtur në Selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Ai e zëvendëson gjeneralin major Ozkan Ulutash, nga Turqia. Ceremonisë i ka kryesuar admirali George M. Wikoff, komandanti i Allied Joint Force Command Naples, ndërsa të pranishëm kanë qenë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.