KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Për shkaqe sigurie, ndeshja Egnatia – Midtjylland zhvendoset nga Tirana në stadiumin “Elbasan Arena”

Për shkaqe sigurie, ndeshja Egnatia – Midtjylland zhvendoset nga Tirana në stadiumin “Elbasan Arena”

UEFA ka vendosur që ndeshja Egnatia – Midtjylland, e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Conference League, të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan, për arsye sigurie, në kushtet e protestave që vijojnë këto ditë në Tiranë.

Takimi do të luhet në të njëjtën orë, 18:45, ndërsa ndryshon vetëm stadiumi ku do të zhvillohet përballja.

Kampionët e Shqipërisë do të nisin kështu rrugëtimin e tyre historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, pas një ecurie të suksesshme në fazat kualifikuese.

Për Egnatian, kjo ndeshje përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm, teksa skuadra rrogozhinase synon të përfaqësojë denjësisht futbollin shqiptar në arenën evropiane.

Përballë do të jetë skuadra daneze e Midtjyllandit, në një sfidë që shënon debutimin e Egnatias në këtë fazë të kompeticionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.