KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeministri flet për pjesët themelore të Grupit Punues për Apelin ndaj çlirimtarëve

Kryeministri flet për pjesët themelore të Grupit Punues për Apelin ndaj çlirimtarëve

Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth themelimit të Grupit Punues për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Grupi Punues do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale, dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendor, ashtu edhe ndërkombëtar, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kryeministrit, pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë

“Grupi [Punues] do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale, dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendor, ashtu edhe ndërkombëtar, sipas nevojave të cilat identifikohen. Pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga Serbia. Kjo bazë dokumentare do t’i shërbejë mbështetjes së mbrojtjes, dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm”, tha Kurti.

Ai shtoi se puna duhet t’i lihet Grupit Punues.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.