KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj kërkon bashkimin e opozitës kundër “keqqeverisjes së Kurtit”

Haradinaj kërkon bashkimin e opozitës kundër “keqqeverisjes së Kurtit”

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mosmbrojtja e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen kundër, siç e quajti, keqqeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, raporton.

Haradinaj tha se, pavarësisht vonesave, çdo veprim në mbështetje të UÇK-së është i mirëpritur.

“Siguria jonë kombëtare rrezikohet kur ne nuk e mbrojmë vlerën tonë që është themel i ekzistencës sonë, që është UÇK-ja. Më vjen keq me shtu se nëse nuk e mbrojmë aleancën me Amerikën dhe NATO-n, prapë e rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare. Rrezikohet kur ne nuk i kryejmë punët tona. Mbështesim çdo veprim dhe mbështetje të UÇK-së, sado vonë, më mirë se hiç. Më vjen marre unë që jam UÇK e po duhet me ju thënë këto fjalë”, tha ai.

Ai kërkoi bashkimin e opozitës, duke thënë se mbrojtja e vendit bëhet edhe përmes kundërshtimit të qeverisjes aktuale.

“Ka edhe diçka, lirinë tonë e mbrojmë duke bërë opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit, kundër krejt përçajjes që ia bën këtij vendi. Ju ftoj të bashkohemi që t’i bëjmë opozitë të vërtetë keqqeverisjes së Kurtit”, tha Haradinaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.