Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se janë bërë disa ditë që Kosova i është rikthyer normalitetit institucional, por sipas tij ky normalitet s’do të thotë se kanë përfunduar sfidat përkundrazi.
Pikërisht në këto momente kur institucionet funksionojnë sot është dita e fundit që Kuvendi ta procedojë këtë ligj tek presidentja për dekretim.
“Po ashtu besoj shumë se presidentja do e dekretoj atë pavonesa. Mbrojtja e UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave të ri dhe të gjithëve pa marrë parasysh bindjen dhe qëndrimet politike”,deklaroi ai.
Hamza tha se para dy ditësh janë takuar sërish me kryeministrin Albin Kurti, për çka edhe e falënderoj.
“Falë diskutimeve dje edhe është miratuar formimi i Grupit Punues për çështjen e Speciales dhe tani na duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore.Përgjegjësi e qartë, afate konkrete e rezultate të matshme që udhëheqen nga interesi afatgjatë i shtetit tonë. Mbrojtja jurdike në gjykatë dhe mbrojtja e të vërtetës historike janë dy të ndryshme por duhet të ecin në punë të koordinuar e shtetit duhet siguruar mbështetjen e nevojshme institucionale për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Presim që grupi punues të punoj shumë shpejtë një strategji konkrete”,deklaroi ai.
Po ashtu Bedri Hamza tha se çështje urgjente është edhe ngritja e fondeve për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, e që “pres të ndodhë në ditët e ardhshme”./Lajmi.net/

