KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku-Sadriu kërkon veprime urgjente kundër dhunës në familje: Gratë të mbrohen para se të vriten

Lushaku-Sadriu kërkon veprime urgjente kundër dhunës në familje: Gratë të mbrohen para se të vriten

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka ngritur shqetësimin për rritjen e dhunës në shoqëri pas rasteve tragjike të fundit, duke kërkuar reagim më serioz nga institucionet dhe angazhim të gjithë shoqërisë për parandalimin e saj.

Në fjalimin e saj në Kuvend, Lushaku-Sadriu ka përmendur dhunën në familje, dhunën ndaj grave, kërcënimet dhe konfliktet që përfundojnë me humbje jete, duke theksuar se kjo gjendje kërkon masa konkrete.

Ajo ka thënë se dhuna nuk fillon domosdoshmërisht me armë, por shpesh nis me fyerje, kërcënime dhe përpjekje për ta frikësuar apo nënshtruar tjetrin.

Sipas saj, normalizimi i dhunës verbale në familje, rrugë, rrjete sociale dhe debate publike krijon një problem më të gjerë shoqëror, pasojat e të cilit i ndiejnë edhe fëmijët që rriten në mjedise me agresivitet dhe mungesë respekti.

Lushaku-Sadriu ka kërkuar që policia t’i trajtojë me seriozitet kërcënimet, ndërsa prokuroria dhe gjykatat të veprojnë me kohë.

Ajo ka theksuar gjithashtu nevojën për largimin e armëve ilegale nga duart e personave që mund të rrezikojnë jetën e të tjerëve dhe për mbrojtjen e grave që përjetojnë dhunë para se situata të përfundojë në tragjedi.

“Gratë kanë nevojë për siguri sa janë gjallë, jo pasi ato janë të vrara. Fëmijët tanë kanë nevojë për një shoqëri ku respektohet fjala e jo ku sundon frika”, ka deklaruar ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.