KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza: Kosova nuk ia ka deleguar sovranitetin Dhomave të Specializuara

Hamza: Kosova nuk ia ka deleguar sovranitetin Dhomave të Specializuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se pas rikthimit të funksionalitetit të plotë institucional, Kosovës i nevojiten vendosmëri politike, pjekuri shtetërore dhe qëndrime të qarta për çështjet që prekin themelet e shtetit.

Duke folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Hamza falënderoi deputetët për miratimin e rezolutës së përbashkët dhe ligjit për Dhomat e Specializuara, për të cilin tha se synon ta rikthejë në binarë mandatin e kësaj gjykate.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara kanë devijuar nga mandati që u ishte besuar nga Kuvendi i Kosovës para më shumë se një dekade.

“U bënë disa ditë që Kosova iu rikthye normalitetit institucional, por ky normalitet nuk do të thotë se kanë përfunduar sfidat e vendit tonë. Përkundrazi, pikërisht në këto momente, kur institucionet funksionojnë me përgjegjësi të plotë, na kërkohet vendosmëri politike, pjekuri shtetërore dhe qëndrime të qarta për çështjet që prekin themelet e shtetit”, deklaroi Hamza.

Ai e cilësoi procesin gjyqësor në Hagë si një prej çështjeve kryesore që, sipas tij, po prek themelet e shtetit të Kosovës.

Hamza përmendi votimin e rezolutës me 99 vota dhe miratimin e ligjit me 88 vota, duke i cilësuar këto si hapa të rëndësishëm të Kuvendit në përmbushjen e përgjegjësive të tij.

“Kosova nuk e ka deleguar sovranitetin e vendit as Dhomave të Specializuara, as ndonjë trupi gjykues dhe askujt tjetër”, theksoi Hamza.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.