KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta “mbyll” Parlamentin, të rinjtë marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta “mbyll” Parlamentin, të rinjtë marshojnë në rrugët e Tiranës

Studentët dhe të rinjtë e kanë nisur më herët protestën, që është në ditën e tretë të saj. Seanca e programuar për t’u mbajtur këtë të enjte në Kuvend u anulua, pasi ishte paralajmëruar rrethimi i godinës nga protestuesit.

Ndërkohë, një grup i madh të rinjsh është parë duke marshuar në Rrugën e Elbasanit, duke u bërë thirrje gjimnazistëve të Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, si dhe studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe atij të Ekonomisë, që t’i bashkohen, A2.

Protesta “mbyll” Parlamentin, të rinjtë marshojnë

Një grupim tjetër të rinjsh, marshuan para godinës së Parlamentit duke lëshuar thirrje si “Policia e Krimit”, por gjithçka deri tani duket e qetë dhe pa përplasje apo tensione.

Protesta “mbyll” Parlamentin, të rinjtë marshojnë

Në të gjithë rrugët kryesore të qendrës së qytetit shihen pasojat e shkatërrimit të protestës së një nate më parë. Godinat e institucioneve kryesore shtetërore, disa të sulmuara një ditë më parë, janë rrethuar nga forca të shumta policore. Ndërsa punonjës të institucioneve private në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë parë duke hequr dosjet nga zyrat të cilave një natë më parë iu vu flaka.

Protesta “mbyll” Parlamentin, të rinjtë marshojnë

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.