KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndalohet një shtetas i Malit të Zi, voziti 185 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/h

Ndalohet një shtetas i Malit të Zi, voziti 185 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/h

Më 14.10.2026, në orën 14:25, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria M.N. (34) nga Mali i Zi.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „BMV“ me targa malazeze, të cilin e drejtonte, përmes sistemit “Safe City” është konstatuar se ishte regjistruar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.

“Më herët, në autostradën Shkup – PK Tabanoc, te nyja e Dëlladrovcit, kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 185 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.