KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza: Dhomat e Specializuara kanë dalë nga mandati, ligji i kthen në binarë

Hamza: Dhomat e Specializuara kanë dalë nga mandati, ligji i kthen në binarë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se pas funksionalizimit të plotë të institucioneve Kosova duhet të ketë vendosmëri politike dhe pjekuri shtetërore në çështjet që prekin themelet e shtetit.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës falenderoi deputetët për votimin e rezolutës së përbashëkt dhe ligjit për Dhomat e Specializuara për të cilin tha se e kthen në binarë mandatin e Gjykatës Speciale e cila sipas tij ka devijuar nga mandati dhe besimi i dhënë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës para më shumë se një dekade.

Ai tha se Kosova nuk ia ka deleguar askujt sovranitetin, as Dhomave të Specializuara as ndonjë trupi tjetër gjykues.

"U bën disa ditë që Kosova iu rikthye normalitetit institucional, por ky normalitet nuk do thotë se kanë përfunduar sfidat e vendit tonë, përkundrazi pikërisht në këto momente kur institucionet funksionojnë me përgjegjësi të plotë na kërkohet vendosmëri politike, pjekuri shtetërore dhe qëndrime të qarta për çështjet që prek themelet e shtetit. Dhe një prej çështjeve kryesore që po prek themelet e shtetit është procesi gjyqësor në Hagë. Ky Kuvend i ka ndërmarrur disa hapa të rëndësishëm për ta përmbushur përgjegjësinë për çka i falenderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës. E kemi një rezolutë të miratuar me 99 vota të deputetëve, e kemi një ligj të miratura me 88 vota të deputetëve që rikthen në binarë mandatin e Dhomave të Specializuara të cilat kanë dalë nga mandati që Kuvendi i Kosovës ia kishte besuar dhe dhënë para më shumë se një dekade. Kosova nuk e ka deleguar sovranitetin e vend as Dhomave të Specializuara as një trupi gjykues dhe askujt tjetër", tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.