KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Dubait shton në flotën e saj një Lamborghini hibrid me 920 kuaj fuqi

Policia e Dubait shton në flotën e saj një Lamborghini hibrid me 920 kuaj fuqi

Policia e Dubait ka zgjeruar flotën e saj luksoze me Lamborghini Temerario, një superveturë hibride që prodhon 920 kuaj fuqi.

Modeli i ri është lyer me ngjyrat karakteristike të policisë, të bardhë dhe të gjelbër, dhe mban mbishkrimet zyrtare në anglisht dhe arabisht.

Lamborghini Temerario ka një motor V8 me dy turbo, 4.0 litra, të kombinuar me tre motorë elektrikë, që prodhojnë gjithsej 900 Nm çift rrotullues.

Megjithatë, vetura nuk do të përdoret kryesisht për ndjekje në autostrada, por do të jetë pjesë e Departamentit të Policisë Turistike, duke u shfaqur në zonat e frekuentuara dhe pranë atraksioneve kryesore të Dubait.

Ndërkohë, edhe Policia e Shtetit në Itali ka prezantuar një Lamborghini Temerario, por me një mision tjetër: transportimin urgjent të organeve për transplantim, për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.