KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis seanca e Kuvendit

Nis seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën pas një kohe të gjatë mungse të seancave të rregullta.

Në këtë seancë janë duke marrë pjesë 83 deputetë, derisa seanca ka nisur me betimin e deputetit të Listës Serbe, transmeton Zeri.info.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë shtatë pika, përfshirë pyetjet parlamentare dhe përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe do të bëjnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.