KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Burri i Albulena Haxhiut e quan Haradinajn “mercenar të pasluftës”, thotë se ai dhe Sami Lushtaku do të arrestohen për vepra kriminale

Burri i Albulena Haxhiut e quan Haradinajn “mercenar të pasluftës”, thotë se ai dhe Sami Lushtaku do të arrestohen për vepra kriminale

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Daut Haradinajt i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshin në Kuvend ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit.

Krasniqi ka thënë se Dauti e ka problemin me ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë së fituar me haraq dhe krim ordiner.

Ai ka thënë se krimi nuk vjetërohet e as nuk mbulohet nën kauzën e UÇK-së dhe Haradinaj e ka quajtur “model të mercenarizmit të pasluftës”.

“Njerëz të paprekshëm që kanë krijuar norma paralele dhe jetojnë në realitet paralel i cili nuk njeh shtet, ligje, institucione, demokraci dhe i mbivendosen atyre me shantazh, dhunë përmes strukturave të tyre kriminale paralele. Pra, dijeni. Kur Dauti, Samiu etj kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale dhe korruptive, të kësaj Kosove që mendojnë që vetëm këta e kanë çliru e ne jemi robër të tyre, atëherë këtij vendi ka me i ardh era SHTET që frymon sipas idealeve të dëshmorëve. E unë për një Kosovë të tillë jetoj,veproj, flijohem”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.