KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, policia shoqëron dy persona në Suharekë

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, policia shoqëron dy persona në Suharekë

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në lidhje me një rast të dyshuar të mbajtjes, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve dhe municionit në fshatin Krushicë të Suharekës.

Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar më 7 tetor 2026, rreth orës 10:30.

Njëri nga të dyshuarit kishte publikuar një fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale, ndërsa pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Policia ka bërë të ditur se arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.