“Lidhur me qytetin e Kumanovës, ekziston një procedurë për përzgjedhjen e një kompanie që do të zbatojë ndërtimin e një qendre rajonale të mbledhjes së mbeturinave. Kjo qendër rajonale financohet nga BE-ja dhe përmes fondeve IPA dhe Ministria nuk është e përfshirë drejtpërdrejt”.
Kështu tha dje në seancën për pyetjet e opozitës, ministri i Mjedisit Muhamet Hoxha, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga deputeti Oliver Spasovski nga LSDM-ja në lidhje me problemin me deponinë e Krastës në Kumanovë dhe asgjësimin e mbeturinave.
“Informacioni i fundit që kemi është se procedurat ende po vazhdojnë dhe se presim një vendim përfundimtar së shpejti, të cilin ne si Ministri shpresojmë të jetë pozitiv, domethënë që të zgjidhet një kompani dhe operatori së shpejti do të fillojë ndërtimin e një qendre rajonale të mbledhjes së mbeturinave që do të jetë në Shën Nikollë”, tha Hoxha.
“Në përputhje me ligjet tona, transporti, mbledhja dhe asgjësimi i mbeturinave në vendin tonë janë nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të vetëqeverisjes lokale”, tha Hoxha.

