KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Hoti nënshkruan vendimin për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë

Hoti nënshkruan vendimin për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë

Ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2026–2027.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare në një postim në Facebook shkruan se përmes këtij vendimi përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë përfituesit, mënyra e aplikimit, llogaritja dhe pagesa e subvencionit, si dhe procedurat për shqyrtimin e aplikacioneve dhe verifikimin e të dhënave të aplikuesve.

Lexoni të plotë njoftimin:

Ministri Hoti ka nënshkruar vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitim nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Përmes këtij vendimi përcaktohen kriteret për përfitim, mënyra e aplikimit, llogaritja dhe pagesa e subvencionit, si dhe procedurat për shqyrtimin e aplikacioneve dhe verifikimin e të dhënave të aplikuesve.

Programi, për të cilin Qeveria ka ndarë 15 milionë euro, synon të mbështesë familjet që kanë më së shumti nevojë për ndihmë në përballimin e faturave të energjisë elektrike.

Thirrja për aplikim do të hapet së shpejti. Për datën e hapjes dhe mënyrën e aplikimit do t’ju njoftojmë me kohë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.