KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes një foshnjë dy muajshe në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Vdes një foshnjë dy muajshe në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë në Gjilan, pasi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit.

Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 12:15, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura.

"Gjilan 14.10.2026-12:15. Nga emergjenca e spitalit është raportuar se është sjellë për tretman mjekësor foshnja (dy muajsh), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion."

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.