KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi vendos një rekord historik në Ligën e Kampionëve pas përmbysjes ndaj Romës

Real Madridi vendos një rekord historik në Ligën e Kampionëve pas përmbysjes ndaj Romës

Real Madridi ka zgjeruar edhe më shumë historinë e tij në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë në historinë e këtij kompeticioni që fiton katër ndeshje pasi ka qenë në disavantazh prej dy golash.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e arriti këtë rekord të ri statistikor pas një përmbysjeje spektakolare në “Stadio Olimpico”, ku, pavarësisht se ishte duke humbur 3-1 ndaj Romës, arriti të triumfojë me rezultat 4-3.

Të dhënat historike tregojnë se përmbysjet e mëdha janë kthyer në një traditë për Real Madridin në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Në vitin 2004, madrilenët mposhtën Romën 4-2, pasi kishin qenë në disavantazh 2-0. Në vitin 2023, ata përmbysën Liverpoolin në “Anfield”, duke fituar 5-2 pas një fillimi ku po humbnin 2-0.

Një vit më vonë, në vitin 2024, Reali mposhti Borussia Dortmundin 5-2, pasi kishte qenë në disavantazh prej dy golash.

Përmbysja e fundit ndaj Romës, me fitoren 4-3 pas disavantazhit 3-1, e çoi në katër numrin e ndeshjeve të fituara nga Reali në Ligën e Kampionëve pasi kishte qenë duke humbur me të paktën dy gola.

Me këtë arritje, Real Madridi ka lënë pas Manchester Unitedin dhe Arsenalin, të cilat e kishin arritur nga tri herë një përmbysje të tillë, duke u bërë skuadra e vetme që mban rekordin në historinë e kompeticionit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.