KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Hilary Swank, 52 vjeçe, në pritje të fëmijës së tretë

Hilary Swank, 52 vjeçe, në pritje të fëmijës së tretë

Aktorja e njohur, Hilary Swank, ka njoftuar se është shtatzënë për herë të tretë, në moshën 52-vjeçare.

Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit në Instagram përmes një videoje humoristike, duke zbuluar se surpriza e saj e radhës do të vijë në dhjetor.

Në video, aktorja mori pjesë në një trend të TikTok-ut, duke përdorur shkopinj ndriçues mbi rroba të errëta për të krijuar një figurë që shkëlqente, shkruan DailyMail.

Bashkëshorti i saj, Philip Schneider, 53 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre u shfaqën gjithashtu në këtë moment, ndërsa figura ndriçuese zbuloi shtatzëninë.

Swank u bë nënë për herë të parë në prill të vitit 2023, kur solli në jetë binjakët Ohm dhe Aya.

Në atë kohë, aktorja ndau një fotografi prekëse me të porsalindurit në krahë, duke pranuar se rrugëtimi nuk kishte qenë i lehtë, por se gjithçka ia kishte vlejtur.

Ylli i filmit Million Dollar Baby e kishte bërë publik lajmin për shtatzëninë e parë në tetor të vitit 2022.

Binjakët janë fëmijët e saj të parë me bashkëshortin e dytë, Philip Schneider, me të cilin është martuar në vitin 2018. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.