Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Fushë Kosovës, Arianit Tërmkolli, ka njoftuar se kanë nisur punimet në rrugën “Hajrullah Zymi”, një nga nyjet kryesore të trafikut në këtë qytet.
Projekti parasheh zgjerimin e rrugës nga dy në tri shirita, me dy shirita për dalje dhe një për hyrje, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të automjeteve.
Në kuadër të projektit do të ndërtohet edhe një shteg për çiklistë, ndërsa do të bëhet përmirësimi i trotuareve për të krijuar kushte më të sigurta për këmbësorët dhe çiklistët.
Tërmkolli ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në projekte të tjera në Komunën e Fushë Kosovës. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

