Humbje jetësh, përmbytje shtëpisë, dyqanesh e zona të tëra të bllokuara është bilanci i të reshurave të mëdha të shiut në Stamboll të Turqisë.
Si pasojë e këtyre vërshimeve, dy persona kanë humbur jetën, derisa dëmet llogariten të mëdha në shumë pjesë të qytetit.
Sipas mediave turke, reshjet e dendura të shiut që goditën Stambollin të mërkurën, kanë shkaktuar përmbytje në shumë lagje, është ndërprerë transporti dhe janë bllokuar automjetet.
Gjithashtu, nënkalimet dhe tunelet janë mbushur me ujë, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut në disa zona.
Mësimi gjatë së enjtes është pezulluar në Stamboll, derisa po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve që kanë mbetur të bllokuar në disa zona.
Burimi: klankosova.tv ↗

