KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe çështja e Bordit të RTK-së

Mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe çështja e Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, më 15 tetor, seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00. Në këtë mbledhje, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë shtatë pika, përfshirë pyetjet parlamentare dhe përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe do të bëjnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në rendin e ditës janë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe deklarimet jashtë rendit të ditës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.