Sulmuesi Vinicius Junior ka mbetur i habitur se pse trajneri Jose Mourinho e zëvendësoi në fitoren ndaj Romës.
Braziliani nuk e kishte natën e tij dhe Mourinho vendosi ta zëvendësonte pas 70 minutave lojë, kur Reali po humbiste 3-1 ndërsa në krahun e tij e dërgoi Yan Diomande për t’ia liruar Endrickut pozitën e sulmuesit të djathtë.
Kjo në fakt rezultoi se vendimi më i qëlluar, me Realin që bëri një përmbysje spektakulare nga 3-1 në 3-4 për vetëm shtatë minuta.
Sidoqoftë, i pakënaqur me vendimin e teknikut portugez është ndarë Vinicius, i cili raportohet se ka thënë “Pse me zëvendësoi mua”, duke ngritur duart derisa largohej për në stol.
Kjo nuk është hera e parë që Vinicius ka pakënaqësi me Mourinhon ndërsa ai nuk do të jetë i disponueshëm as për La Liga, pasi është suspenduar për plot katër ndeshje si pasojë e kartonit të kuq që mori ndaj Villarrealit.
Përndryshe, Real Madridi rikthehet në vikend për t’u përballur me Sevillan në kampionatin spanjoll./Telegrafi/

