KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës dhe IRZ-ja bashkëpunojnë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave

Policia e Kosovës dhe IRZ-ja bashkëpunojnë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), ka mbajtur në Prishtinë punëtorinë “Fuqizimi i mbrojtjes së viktimave dhe të drejtave të njeriut”, me qëllim të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, punëtoria është mbajtur më 13 dhe 14 tetor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mekanizmave për mbrojtjen e viktimave pranë Prokurorive Themelore në Prishtinë dhe Ferizaj, Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).

Në cilësinë e ekspertëve, në këtë aktivitet kanë kontribuar Martin Uebele, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Landit të Saksonisë, dhe Dirk Peglow, Kryetar Federal i Shoqatës së Hetuesve Kriminalë Gjermanë.

“Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në realizimin e kësaj punëtorie, si një kontribut i rëndësishëm në avancimin e standardeve profesionale dhe institucionale, duke promovuar një qasje të integruar, të koordinuar dhe të përqendruar në dinjitet, siguri dhe të drejtat e viktimave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia ka theksuar se realizimi i kësaj punëtorie dëshmon përkushtimin për zhvillimin dhe promovimin e praktikave bashkëkohore policore.

“Realizimi i suksesshëm i kësaj punëtorie dëshmon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të zhvilluar dhe promovuar praktika bashkëkohore policore, në përputhje me standardet evropiane, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe me institucionet vendore”, thuhet më tej në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.