KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Turma në Hong Kong presin në radhë për të parë një pikturë të Van Gogh-ut, e cila shfaqet për herë të parë pas 60 vitesh

Turma në Hong Kong presin në radhë për të parë një pikturë të Van Gogh-ut, e cila shfaqet për herë të parë pas 60 vitesh

Një pikturë e artistit të famshëm holandez Vincent van Gogh, e cila nuk është ekspozuar publikisht për më shumë se 60 vjet, ka tërhequr turma vizitorësh në Hong Kong.

Vepra, e titulluar Châtaigniers en fleurs (Gështenjat në lulëzim), është ekspozuar para se të dalë në ankand këtë fundjavë në Nju Jork.

Van Gogh e realizoi pikturën në fshatin francez Auvers-sur-Oise, rreth dy muaj para vdekjes së tij në vitin 1890.

– YouTube www.youtube.com

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s vlerëson se vepra mund të shitet për rreth 180 milionë dollarë, ose afërsisht 155 milionë euro.

Nëse arrihet kjo shumë, piktura do të vendoste një rekord të ri për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një vepër të Van Goghut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.