Dukagjini i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Vushtrrisë, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina fitoi me rezultat minimal 1-0, sfidë që ishin më të mirë në periudhën më të madhe të kohës.
Elton Basri rezultoi të jetë heroi i Dukagjinit pas asistimit të Iljasa Zulfijes (10’).
Dukagjini kishte edhe disa raste të tjera shënimi megjithatë dështoi t’i finalizonte.
Në anën tjetër, Vushtrria tentoi me kundërsulme që gjithashtu nuk ishin të suksesshme.
Dukagjini me këtë triumf ngjitët në pozitën e tretë me 16 pikë, tri më pak se liderët Malisheva dhe Prishtina ndërsa Vushtrria qëndron në fund me tre sosh./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

