KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Egzon Azemi i përgjigjet Përparim Ramës: Bëje padinë, por mos i lër 450 punëtorë pa paga

Egzon Azemi i përgjigjet Përparim Ramës: Bëje padinë, por mos i lër 450 punëtorë pa paga

Egzon Azemi i është përgjigjur paralajmërimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për ngritjen e një padie për shpifje, duke e sfiduar atë që ta çojë çështjen në gjykatë dhe duke ngritur akuza lidhur me menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe pronave të Kryeqytetit.

Përmes një reagimi publik, Azemi i është drejtuar Ramës me fjalët: “Pajtohem Përparim. Bëje padinë. Nëse nuk shkon ti në burg, le të shkoj unë”.

Ai ka ngritur shqetësimin për gjendjen e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), duke pretenduar se 450 punëtorë kanë mbetur pa paga për gati tre muaj.

Azemi gjithashtu ka përmendur ndërmarrjen e Pastrimit dhe ndërmarrje të tjera, për të cilat ka pretenduar se po përballen me vështirësi financiare deri në rrezikun e falimentimit.

Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe atë që e cilëson si falje të pronave të Kryeqytetit dhe legalizim të ndërtimeve pa leje.

“Raporti i auditorit do të dërgojë ty në burg, Përparim, nëse ka pak drejtësi”, ka shkruar Azemi, duke iu referuar raportit të auditorit.

Reagimi vjen pasi që Përparim Rama ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit për shpifje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.