KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një punonjës saudit akuzohet për vendosjen e një pajisjeje përgjimi në zyrën e OpenAI – zbulohen detaje

Një punonjës saudit akuzohet për vendosjen e një pajisjeje përgjimi në zyrën e OpenAI – zbulohen detaje

Prokurorët federalë njoftuan se një shtetas saudit është akuzuar për vendosjen e fshehtë të një pajisjeje përgjimi në një nga zyrat e OpenAI në Kaliforni.

Abdulrahman Alfozan, i cili punonte si inxhinier në kompaninë e inteligjencës artificiale (AI), u akuzua në nivel federal për përdorimin ose përpjekjen për të përdorur një pajisje elektronike, mekanike ose të një lloji tjetër për të përgjuar komunikime gojore.

OpenAI deklaroi se kishte zbuluar një “pajisje të sofistikuar përgjimi” të fshehur në zyrën e saj në San Francisko dhe kishte njoftuar FBI-në.

Kompania tha se përdori modelet e saj të inteligjencës artificiale për të gjurmuar se pajisja ishte vendosur nga një punonjës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Prokurorët thonë se pajisja, e mbështjellë me letër higjienike, u gjet e futur në një portë USB në pjesën e pasme të një televizori, në një sallë konferencash ekzekutive.

OpenAI, krijuesi i chatbot-it të njohur ChatGPT, tha se nuk ka asnjë indikacion se të dhënat e klientëve të jenë aksesuar ose marrë në mënyrë të paautorizuar gjatë këtij incidenti.

Kompania njoftoi se punonjësi është pushuar nga puna.

Alfozan ka punuar si inxhinier në OpenAI që nga korriku i vitit 2025, sipas prokurorëve.

Më 30 shtator, punonjësit e OpenAI zbuluan pajisjen – dy ditë pasi prokurorët thonë se ajo ishte instaluar. Pajisja ishte e enkriptuar, thanë prokurorët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.